Ky është raporti i gjashtëmbëdhjetë me rradhë të cilin Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale e dorëzon në Kuvendin e Republikës se Maqedonisë së Veriut.
Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (më tutje Agjencia), i shtjellon të gjitha aktivitetet e ndërmarra gjatë vitit 2020, me qëllim ngritjen e mëtejshme dhe forcimin e nivelit të mbrojtjes së të dhënave personale nga kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave personale, veçanërisht në lidhje me supervizionet e realizuara, mendimet e dhëna, si dhe shqyrtimin e hapave të ndërmarra për harmonizimin e legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Në vitin 2020 u shënua 15 vjetori i themelimit të Agjencisë si organ shtetëror i pavarur dhe i mëvetësishëm, kompetent të kryej mbikqyrje mbi ligjshmërin e aktiviteteve të ndërmara gjatë përpunimit të të dhënave personale në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik në raport me përpunimin e të dhënave të tyre personale. Përveç zgjedhjes së drejtorit të ri të Agjencisë (në fund të vitit 2019), ky vit është i rëndësishëm sidomos për shkak të sjelljes së Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale i cili u miratua nga Kuvendi i Republikës së Maqdonisë së Veriut dhe hyri në fuqi me datë 24 shkurt të vitit 202 . Gjithashtu, e rëndësishme të theksohet se Agjencia pas sjelljes së Ligjit, në raste specifike të pandemisë, në muajin maj të vitit 2020 arriti t'i sjellë edhe 13 akte nënligjore shtesë, edhe atë:
1. Rregullore për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale;
2. Rregullore për përmbajtjen dhe formën e aktit mbi mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes;
3. Rregullore për përmbajtjen e analizës së qëllimit, gjegjësisht qëllimet për të cilat është vendosur video mbikëqyrja dhe raporti nga vlerësimi periodik i kryer i rezultateve të arritura nga sistemi për kryerjen e video mbikëqyrjes;
4. Rregullore për mënyrën e kryerjes së supervizionit;
5. Rregullore për transferimin e të dhënave personale;
6. Rregullore për trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale;
7. Rregullore për formën dhe përmbajtjen e legjitimacionit zyrtar , mënyra e lëshimit dhe marrjes së saj;
8. Rregullore për procesin e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale;
9. Rregullore për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për përcaktimin e shkeljes së dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;
10. Rregullore për mënyrën e njoftimit për cenimin e sigurisë së të dhënave personale;
11. Rregullore për njoftimin e përpunimit të të dhënave personale me rrezik të lartë;
12. Lista e llojeve të operacioneve të përpunimit që kërkohet vlerësim të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale;
13. Lista e llojeve të operacioneve të përpunimit për të cilat nuk kërkohet vlerësim i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale.
Me aktet e lartpërmendura u sigurua përshkrimi i plotë i udhëzimeve për veprim të kontrolluesve dhe përpunuesve gjatë përpunimit të të dhënave personale në përputhje me Ligjin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, veçanërisht në lidhje me zbatimin e masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit të të dhënave personale.
Duke pasur parasysh se Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale tani më është në fuqi, sfida më e madhe për Agjencinë është të sigurojë që rregullat e reja për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të jenë përparësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërgjegjësimi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe çështjet e privatësisë, si dhe rëndësia e mbrojtjes së këtyre të drejtave themelore të njeriut nuk ka qenë kurrë më e madhe, kështu që Agjencia po punon vazhdimisht për të rritur ndërgjegjësimin tek të gjithë palët në fushën e përpunimit të të dhënave personale, si nga ana e atyre të dhënat e të cilëve përpunohen - subjektet e të dhënave personale, poashtu edhe nga ana e atyre që i përpunojnë të dhënat personale - kontrolluesit dhe përpunuesit.
Agjencia, si dhe të gjithë kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave personale janë të detyruar të harmonizojnë punën e tyre me dispozitat e Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale më së voni deri më 24 gusht 2021. Kjo datë është e rëndësishme për sa i përket gjithashtu detyrimit për të harmonizuar të gjithë legjislacionin sektorial që e rregullon përpunimin e të dhënave personale me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Si në pjesën tjetër të botës, ashtu edhe në vendin tonë, në këtë periudhë Agjencia po përballej me sfidën e madhe të shkaktuar nga pandemia e virusit KOVID-19, e cila pa dyshim e bëri të vështirë respektimin e të drejtave themelore të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Agjencia dha kontributin e saj duke publikuar rekomandime për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e pandemisë KOVID-19 dhe gjatë gjithë vitit vazhdoi me aktivitete që rregullojnë përpunimin e të dhënave personale dhe luftën kundër KOVID-19.
Parimi themelor i punës së Agjencisë gjatë kohës së pandemisë nisej nga ajo thelbësore të sqarohej se mbrojtja e të dhënave personale nuk mund të ishte në asnjë mënyrë pengesë për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe se ishte po aq e rëndësishme të konfirmohej se edhe me tutje mbetet e zbatueshme realizimi i të drejtave të njeriut, dhe në veçanti të drejtat për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale.