Agjencia filloi me realizimin e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale në pajtim me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas një pauzë të shkurtër, për shkak të situatës me virusin Korona, më 24.06.2020 filloi me realizimin e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale, në pajtim me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili në shkurt të këtij viti u miratua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trajnimet i organizojmë me qëllim që të punësuarit e kontrolluesve, përkatësisht përpunuesve të fitojnë njohuri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Ligji i ri i vitit 2020  kërkon që oficerët për mbrojtjen e të dhënave të kenë njohuri dhe aftësi në lidhje me praktikat dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale. Trajnimet tona janë të përshtatshme në mënyrë që pjesëmarrësit (oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale) të aftësohen në kryerjen e detyrave që u janë caktuar me Ligjin e ri.

Agjencia pjesëmarësve në trajnim u jep cerfikatë me afat vlefshmërie prej tre vjetësh.

Agjencia i fton të gjithë të interesuarit pjesëmarrjen e tyre ta paraqesin në obuki@privacy.mk Orari i trajnimeve do të publikohet në web faqen e internetit të Agjencisë në pjesën  Aktivitete.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë organizimit dhe realizimit të trajnimeve i zbaton të gjitha masat për mbrojtje ndaj COVID-19 (Korona Virusit), në pajtim me Protokollin për organizimin e takimeve të punës, trajnimeve, kurseve dhe seminareve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.