AMDHP kontrollon sigurinë e të dhënave personale në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

Wednesday, 29 July, 2020

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) filloi me procedurë  për kryerjen e supervizionit  mbi ligjshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimit të të dhënave personale në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në lidhje me incidentet e fundit të sigurisë që lidhen me zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020.

Siç është e njohur për publikun, në mbrëmjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020, më 15 korrik 2020, ndodhi incident ku një kohë të gjatë ueb faqet e internetit, veçanërisht shërbimet e internetit të KSHZ-së nuk ishin në dispozicion për një periudhë të caktuar. KSHZ përpunon volum të madh dhe kategori të të dhënave personale në lidhje me procesin zgjedhor, ndërsa disa kategori të caktuara të të dhënave personale janë të disponueshme edhe në formë elektronike.

AMDHP në bazë të detyrës zyrtare do të hetojë dhe kontrollojë nëse ka pasur shkelje të sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga KSHZ-ja, veçanërisht nëse përpunimi i të dhënave personale ka qenë në përputhje me rregullat e Ligjit i për mbrojtjen e të dhënave personale "Gazeta Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut 42/20).

Në pajtim me nenin 37 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale "në rast të shkeljes së sigurisë së të dhënave personale, kontrolluesi (në këtë rast KSHZ-ja) menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë pas incidentit është i detyruar të informojë Agjencinë për shkeljen e sigurisë së të dhënave personale, përveç nëse shkelja e sigurisë së të dhënave personale nuk ka rrezik për të drejtat dhe liritë e individëve. Kur njoftimi nuk dorëzohet në Agjenci brenda 72 orëve, duhet të dorëzohet edhe shpjegim për arsyen e vonesës së bashku me njoftimin. "Deri në momentin e fillimit të procedurës  për supervizionit, KSHZ-ja nuk ka dorëzuar njoftim  për shkeljen e sigurisë së të dhënave personale.

Prandaj, sipas legjislacionit aktual, kjo situatë faktike në rastin konkret jep arsye për të supozuar se ose nuk ka shkelje të sigurisë së të dhënave personale që mund të përbëjë rrezik për të drejtat dhe liritë e individëve, ose KSHZ-ja nuk e njoftuar AMDHP në afatin e caktuar ligjor prej 72 orësh nga momenti i marrjes së informacionit për shkeljen e sigurisë së të dhënave personale.

Në varësi të rezultatit të procedurës, AMDHP ka kompetencë të shqipton masa përkatëse në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne presim bashkëpunim të plotë nga KSHZ-ja gjatë supervizionit.

Rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale që ishin miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit 2020, janë thelbësore për demokracinë dhe ngritjen e besimit, veçanërisht në epokën digjitale. Ato ndihmojnë në përforcimin e  besimit në institucionet tona dhe procesin demokratik duke promovuar përdorimin e përgjegjshëm të të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave të individëve.

Andaj, AMDHP pret nga të gjithë  institucionet, organet, agjencitë, kompanitë të jenë shembull dhe t’ju garantojnë gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrojtje gjatë përpunimit të të dhënave të tyre personale. Për këtë qëllim, nevojitet bashkëpunim më i madh mes  AMDP dhe të gjitha institucioneve që janë subjekt i supervizionit.