AMDHP kryen supervizion në MASH dhe MSH

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) filloi me procedurë për kryerjen e supervizionit mbi ligjshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra gjatë  përpunimit të të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Ministrisë së  Shëndetësisë (MSH), në lidhje me sulmin kibernetikë në faqet e tyre të internetit më datë 23.07.2020.

Për shkak se MASH dhe MSH nuk e kanë njoftuar AMDHP-në,  në përputhje me nenin 37 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për shkeljen e sigurisë së të dhënave personale, AMDHP-ja  do të hetojë dhe kontrollojë zyrtarisht nëse është bërë shkelje e sigurisë gjatë përpunimit të dhënave personale nga ana e MASH dhe MSH , përkatësisht nëse përpunimi i të dhënave personale është në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 42/20).

Ne presim bashkëpunim të plotë gjatë kryerjes së supervizionit nga ana e MASH dhe MSH.

Me qëllim transparence në punë dhe informim të mediave dhe qytetarëve, AMDHP-ja do t'ju informojë  në vazhdimësi për rrjedhën e procedurës.