Anketë për kontrolluesit në lidhje me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kuptimin e detyrimeve nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Të nderuar kontrollues,

Ju ftojmë të plotësoni Anketën në lidhje me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kuptimin e detyrimeve nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale !

Në qoftë se në kuadër të aktiviteteve tuaja përpunoni të dhëna personale , atëherë Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet edhe për ju. Me rëndësi është se Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet edhe për të dhënat personale për të punësuarit tuaj. Nëse mendoni se nuk përpunoni të dhëna personale, mendoni edhe njëherë! A kryeni video mbikëqyrje në hapësirat tuaja? A dërgoni materiale promovuese klientëve si pjesë të biznesit tuaj dhe a postoni fotografi në mediat sociale? A i ruani i rezultatet e testeve të studentëve tuaj? A i kopjoni letërnjoftimiet e mysafirëve tuaj? A i grumbulloni të dhënat personale përmes të ashtuquajturës cookies në ueb faqet tuaja zyrtare? Mbani mend, edhe atëherë kur ruani të dhënat personale për të punësuarit ose të klientët  vetëm në dosje, edhe kjo  konsiderohet përpunim i të dhënave personale.                                     

Mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë themelore e njeriut e garantuar në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe garanton mbrojtje nga shkelja e integritetit personal si rezultat i shënimit të informacioneve personale përmes përpunimit të automatizuar dhe jo të automatizuar të të dhënave personale. Në Bashkimin Evropian, e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale është e drejtë themelore dhe mbrohet me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave. 

Për të siguruar të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave personale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të qenë në hap me legjislacionin Evropian, në shkurt të vitit 2020 u miratua Ligj i ri për mbrojtjen e të dhënave personale ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 42/20) që transponon Rregulloren e BE -së 2016/679 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR).

Më datë 24 gusht të vitit 2021,  filloi të zbatohet tërësisht Ligji  për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo anketë  do t'ju ndihmojë të identifikoni dhe kuptoni detyrimet tuaja që rrjedhin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përveç kësaj, anketa do t'i ndihmonte edhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të marrë informacione më të detajuara mbi nevojat e kontrolluesve në Republikën e Maqedonisë  së Veriut. Në bazë të konkluzioneve të anketës, do të përpilojmë  udhëzime dhe mjete për përgjegjshmërinë të përshtatura për nevojat tuaja , dhe në këtë mënyrë do t'ju mbështesim në paraqitjen e përgjegjshmërisë, dhe arritjen e pajtueshmërisë me Ligjin.

Përfundimi i kësaj ankete  do t'ju marrë rreth 25 minuta nga koha juaj. Afati i fundit për plotësimin e anketës  është 21 shtator 2021.

Anketa mund të plotësohet nga të gjithë personat e punësuar dhe të angazhuar nga kontrolluesit.

Anketa realizohet  në mënyrë anonime, ndërsa rezultatet do të bazohen në të dhënat e grumbulluara.

Ju lutemi  ta ndani këtë informacion deri te të  gjithë  të punësuarit, partnerët, bashkëpunëtorët dhe anëtarët tuaj.

* Anketa realizohet  si pjesë e aktiviteteve të Twinning projektit "Mbështetje për zbatimin e kornizës së modernizuar ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoninë e Veriut", financuar nga Bashkimi Evropian.

Lidhja deri te anketa: https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/personal-data-protection-survey

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale