Detyrime ndaj shfrytëzuesve të të dhënave personale

Si kontrollues i të dhënave personale, dërgoni të dhëna personale që i bartni deri te personat tjerë, të ashtuquajtur shfrytëzues të të dhënave personale (avokatë, zbatues etj ). Në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale Ju jeni të detyruar që para dërgimit të të dhënave personale shfrytëzuesve tjerë ti plotësoni disa kushte:

  • Të merrni kërkesë me shkrim nga shfrytëzuesi për dërgimin e të dhënave personale;
  • në kërkesën me shkrim të është theksuar baza ligjore për shfrytëzimin e të dhënave personale; apo
  • të keni nënshkruar marrëveshje me shfrytëzuesin e të dhënave personale me të cilin i keni rregulluar të drejtat reciproke dhe obligimet në pikëpamje të këmbimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Është e ndaluar të jepen të dhëna personale përderisa nuk janë të plotësuara kushtet e theksuara më lart apo nëse të njëjtat do të shfrytëzoheshin në kundërshtim me nenin 6 dhe nenin 8 të paragrafit 2 nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale .

Përsëri, rikujtojmë se ky obligim nuk ka të bëjë me ato të dhënat personale për të cilën keni obligim ligjor ti dërgoni ( p.sh. Drejtoria për të hyrat publike, Enti për statistikë etj.).