Drejtori i Agjencisë për Мbrojtjen e të Dhënave Personale z.Imer Aliu takon ministrin e Drejtesisë dhe ministrin e Punëve të Brendshme

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Imer Aliu, zëvendës drejtori Igor Kuzevski dhe Udhëheqësi i sektorit të inspektimit z. Valentin Fetadzokoski zhvilluan një takim pune me ministrin e Punëve të brendshëm z. Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë z.Bojan Mariçiq.

Në takim u diskutua nevoja për të miratuar Ligjin për mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të krimeve ose ekzekutimin e sanksioneve penale.

Me këtë ligj realizohet harmonizimi i Rregullativës Evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, përkatësisht Direktivën (BE) 2016/680 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale të datës 27 prill të vitit 2016 mbi mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për qëllim të parandalimit të hetimit, zbulimit apo ndjekjes penale të veprave penale ose zbatimit të sanksioneve penale dhe lëvizjen e lirë të të dhënave të tilla dhe shfuqizimin e Vendimit Kornizë të Këshillit 2008/977 /PVR.

Së shpejti pritet të nënshkruajmë një Memorandum bashkëpunimi mes AMDHP dhe MPB i cili do të vendosë kornizën e projekteve të ardhshme në të cilat do të bashkëpunojnë ekspertë nga të dy institucionet.