Kredit
Kur të parashtroni kërkesë për t’ju lejuar shfrytëzimi i kredisë, nevojitet të plotësoni një mostër në formë të formularit. Gjatë plotësimit të formularit, nga shkaqet e ndryshme (më së shpeshti për shkak të mosdijes apo për shkak të nevojës për marrjen e kredisë) nuk i kushtohet kujdes llojit dhe volumit të të dhënave personale që bankat dhe institucionet tjera financiare i kërkojnë për lejimin e kredisë.
Gjatë plotësimit të përditshëm të formularëve të ndryshëm e zbuloni të drejtën tuaj personale. Të dhënat personale janë çelësi i së drejtës personale të çdo personi.
Cilat të dhëna personale qytetari duhet ti dorëzon që t’u lejohet marrja e kredisë?
Në formularin për lejimin e kredisë duhet të jenë të theksuar se vallë përgjigjet e pyetjeve a janë të detyrueshme apo me vet dëshirë; pasojat e mundshme nëse nuk ka përgjigje; a do të jepen të dhënat personale firmave, organizatave apo personave të tjerë; si dhe a do të lejoni të dhënat personale të shfrytëzohet për qëllime të materialeve reklamuese;
Duhet ti zbuloni vetëm ato të dhëna që janë të detyrueshme, ndërsa ato me vet dëshirë mundë t'i plotësoni vetëm sipas dëshirës tuaj. P.sh, nëse kërkohet të shënohet numri i telefonit) të shtëpisë, celularit, punës,.....) duhet të vendosni se cilin numër do ta shënoni apo do t'i shënoni të gjitha.
Kur bëhet fjalë për kategoritë e veçanta e të dhënave personale, bankat apo institucionet tjera financiare mundë t'i përpunojnë vetëm nëse paraprakisht keni dhënë pëlqim me shkrim apo nëse ekziston bazë ligjore.
Nëse të dhënat personale të cilat janë mbledhur për lejimin e kredisë përpunohen në kundërshtim me ligjin, apo nëse nuk mbrohen në mënyrë të drejtë shumë lehtë mund tëcenojnë të drejtën tuaj personale apo pasurinë (pronësinë).
Kur institucionet financiare kanë të drejtë të posedojnë kopje nga dokumenti personal i subjektit të të dhënave personale?
Në pajtim me Ligjin për pengimin e pastrimit të parave ( ”Gazeta zyrtare e RM” nr. 46/04) bankat dhe institucionet tjera financiare kanë të drejtë të posedojnë kopje të identitetit tuaj personal (letërnjoftim apo leje të udhëtimit, por jo edhe kopje njëkohësisht të dy dokumenteve) në situatat vijuese:
Identifikimi i subjektit të të dhënave personale gjatë punëve këmbimore
Sipas Ligjit për pengimin e pastrimit të parave bankat, këmbimoret apo institucionet tjera financiare janë të detyruara të vërtetojnë identitetin e klientit gjatë transaksionit që kyç shumën me vlerë prej 2500 euro.
Të dhënat personale ruhen 10 vite pas realizimit të transaksionit.