Kërkimi i mendimit nga subjekti i të dhënave personale

Në varësi të rrethanave të secilit rast specifik për të cilin përgatitet VNMDHP, kontrolluesi mund të kërkojë mendimin e subjekteve të të dhënave personale ose përfaqësuesve të tyre, përmes mjeteve të ndryshme, në varësi të situatës (për shembull, një studim i përgjithshëm në lidhje me qëllimin dhe mjetet e procesit të përpunimit, duke bërë pyetje për përfaqësuesit e subjekteve të të dhënave personale, ose përmes sondazheve që u dërgohen klientëve të ardhshëm të kontrolluesit).

Kur vendimi përfundimtar i kontrolluesit ndryshon nga mendimi i subjekteve të të dhënave personale, arsyet e vazhdimit ose ndërprerjes së përpunimit të të dhënave personale detyrimisht duhet të dokumentohen gjatë procesit të VNMDHP.

Kur kontrolluesi vendos të mos kërkojë mendimin e subjekteve të të dhënave personale (për shembull nëse me ate do të rrezikonte konfidencialitetin e planeve të punës në organizatë ose është disproporcionale ose jopraktike), shpjegimi për një vendim të tillë duhet të dokumentohet gjatë procesit të VNMDHP-së.