Kompetencat

Kompetencat e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

  • Përgatit dhe sjell akte nënligjore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Zhvillon politikat dhe jep udhëzime për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Kryen mbikëqyrje inspektuese në bazë të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Vlerëson ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale;
  • Udhëheq Regjistrër Qendror;
  • Jep leje paraprake për përpunimin e të dhënave personale në pajtim me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Ndalon përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale;
  • Jep leje për transferimin e të dhënave personale në vendet e tjera;
  • Jep mendim sipas propozimeve të akteve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;
  • Jep mendime për propozim - kodekset e sjelljes në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Udhëheq procedurë për kundërvajtje nga Komisioni për vendosje sipas kundërvajtjes në pajtim me ligjin;
  • Vepron sipas kërkesave të trupave mbikëqyrës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale të vendeve  tjera në lidhje me zbatimin e aktiviteteve të tyre në territorin e Republikës së Maqedonisë;
  • Kryen trajnime dhe jep ndihmë profesionale kontrolluesve apo përpunuesve të interesuar;
  • Realizon bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe merr pjesë në punën e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale dhe
  • Kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me ligj.