Më 1 qershor 2021, filloi zbatimi i Twininng projektit "Mbështetje në zbatimin e kornizës kombëtare të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale", financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe sistemin kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoninë e Veriut në përputhje me standardet e legjislacionit të Bashkimit Evropian. Qëllimi specifik i projektit është të përmirësojë performancën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të zbatuar kornizën ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale duke forcuar kapacitetin institucional, kornizën ligjore dhe rregullatore dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e të dhënave personale.
Twininng projekti "Mbështetje në zbatimin e kornizës kombëtare të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale" do të zbatohet për një periudhë prej 15 muajsh.
Përmes projektit është planifikuar të arrihen më shumë rezultate:
Kohëzgjatja: 1 qershor 2021 - 31 gusht 2022
Buxheti total: 700,000 euro
Personat përgjegjës të projektit të vendeve anëtare të BE-së:
Igor Vulje, udhëheqës i projektit
Lucas Gunderman, udhëheqësi i dytë i projektit
Sanja Silaj Zeman, këshilltare e përhershme e projektit
Personat përgjegjës të AMDhP:
Imer Aliu, udhëheqës i projektit nga institucioni përfitues
Slobodanka Slavkovska, këshilltare e përhershme e projektit nga institucioni përfitues.
Përfituesi i projektit: Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDhP)
Konsorciumi i projektit:
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AZOP) nga Republika e Kroacisë
Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRS) nga Republika Federale e Gjermanisë.