Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes AMDHP-së dhe Sekretariatit për Legjislacion

 Më datë 13.01.2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e përfaqësuar nga drejtori Imer Aliu dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariati për Legjislacion, i përfaqësuar nga sekretarja Lila Pejovinovska Miladinovska, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.

Ky Memorandum u nënshkrua bazuar në nevojën e bashkëpunim të ndërsjellë në zbatimin efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj, duke rikonfirmuar angazhimin dhe interesin e përbashkët për promovimin e bashkëpunimit mes dy palëve në fushën e sigurimit të unitetit metodologjik në hartimin e ligjeve dhe dispozitave të tjera të konceptimit të tyre ligjor profesional në përputhje me sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, harmonizimin e legjislacionit sektorial në Republikën e Maqedonisë së Veriut me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale, si një ndër prioritetet në procesin e harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me legjislacionin e BE-së.