Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Financave

Më datë 22.01.2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e përfaqësuar nga drejtori Imer Aliu dhe Ministria e Financave e përfaqësuar nga ministri Dr.Fatmir Besimi, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Ky Memorandum u nënshkrua duke rikonfirmuar angazhimin dhe interesin e ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve.

Për të përmbushur objektivat e këtij Memorandumi, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të realizojë trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale për përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, me qëllim zbatimin e plotë dhe të drejtë të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.