Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Agjencisë për Rini dhe Sport

Më datë 23.11.2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e përfaqësuar nga drejtori Imer Aliu dhe Agjencia për Rini dhe Sport e përfaqësuar nga drejtori Naumçe Mojsovski, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Ky Memorandum u nënshkrua duke rikonfirmuar angazhimin dhe interesin e ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve.

Për të përmbushur objektivat e këtij Memorandumi, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të realizojë trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale për përfaqësuesit e Agjencisë për Rini dhe Sport, me qëllim zbatimin e plotë dhe të drejtë të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.