Njoftim

Monday, 1 February, 2021

 

Në lidhje me publikimin me titull: "Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në mes të krizës ekonomike do të porosisë pije në vlerë prej 200,000 denarë" e publikuar më 23 janar 2021, në interes të parimit të transparencës, gjegjësisht informimin e publikut, Ju njoftojmë:

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda kompetencave të saja, përgatit dhe realizon trajnime për persona fizik dhe persona juridikë (në pronësi shtetërore dhe private) në mënyrë që të njëjtit të fitojnë njohuri dhe aftësi në lidhje me praktikat dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilat Agjencia ngarkon një kompensim të caktuar monetar nga pjesëmarrësit, në përputhje me Vendimin për përcaktimin e shumës së tarifave për organizimin dhe realizimin e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale.

Meqenëse  trajnimet janë tërë ditore, Agjencia siguron vakte (sanduiç të ftohtë) dhe pije (lëngje, ujë, kafe, çaj) për pjesëmarrësit në trajnim, për këtë shkak është e nevojshme të publikohet prokurimi publik për produktet e mësipërme në përputhje me Ligjin për prokurime publike , duke pasur parasysh se Agjencia trajnon deri në 800 persona në vit.

Gjithashtu, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk është e detyruar të porosisë të gjitha produktet  që janë lëndë e prokurimit, gjegjësisht porositë do t’i realizon në mënyrë të njëpasnjëshme, në bazë të nevojave.

 

Me respekt,

Komisioni i Prokurimeve Publike të

Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale