Njoftim për shqyrtimin e kërkesave për keqpërdorime në rrjetet sociale

Wednesday, 22 April, 2020

Të dashur qytetarë,

Në lidhje me kërkesat Tuaja të parashtruara në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për keqpërdorim të të dhënave personale në rrjete sociale (Facebook, Instagram), Ju njoftojmë se kemi marrë përgjigje nga ekipi operativ i Facebook- ut, se për shkak të pandemisë COVID-19 kanë vonesë në shqyrtimin e kërkesave të tilla, pra përparësi do të kenë kërkesat që lidhen me rrezikun e kërcënimit ose dhunës fizike, zgjedhjet dhe kërkesat në lidhje me COVID-19.

Për këtë shkak, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk është në gjendje t’ju përgjigjet kërkesave Tuaja dhe se përgjigje do të merrni atëherë kur do të krijohen kushtet.

Në lidhje me politikat e Facebook- ut që lidhen me kërcënim ose dhunë fizike, kontrolloni standardet e tyre në https://www.facebook.com/communitystandards/ , ndërsa për shqyrtimin e kërkesave në lidhje me COVID-19, informacione më të reja mund të gjeni në lidhjen në vijim https://about.fb.com/news/2020/03/coronavirus/ .

Me qëllim mbrojtjen e të dhënave Tuaja personale në rrjetet sociale, ju rekomandojmë të kontrolloni cilësimet e privatësisë dhe të dhënat personale në rrjetet sociale që i shfrytëzoni, krijoni fjalëkalime të sigurta, ndryshoni shpesh dhe mos bëni zbulimin e tyre personave të tjerë.

Disa lidhje të dobishme:

https://dzlp.mk/sites/default/files si të ruajmë privatësinë në facebook.pdf

https://www.wired.com/story/facebook-privacy-apps-ads-friends-delete-account/