Pavarësisht nga emri personal si shenjë për identifikim të qytetarit, mund të shfrytëzohet edhe numri amëz i qytetarit.
Numri amëz i qytetarit është shenjë individuale e papërsëritur e të dhënave të identifikuara të qytetarit dhe i njëjti mund të përpunohet vetëm në bazë të pëlqimit paraprak të dhënë nga qytetari apo nën kushte të përcaktuara me ligj. Forma, mënyra e formimit dhe përpunimi për shfrytëzimin e numrit amëz të qytetarit për të gjithë qytetarët e shtetit është e përcaktuar me ligj.
Nëpërmjet numrit amëz të qytetarit lehtë mund të cenohet e drejta private e çdo qytetari, për këtë arsye duhet pasur kujdes kur dhe për çfarë qëllimi është dhënë.
Numri amëz i qytetarit, mund të përpunohet gjatë kryerjes së punës në lidhje me marrjen e kredisë apo pagimin e borxhit, sigurimin, gjatë themelimit të shoqatave tregtare, në punët kreditore, mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, punësime dhe shërbime tjera në interes të subjektit të të dhënave personale.
Gjithashtu numri amëz i qytetarit mund të përpunohet edhe për hulumtime historike, shkencore si dhe për qëllime statistikore.
Gjatë përpunimit të numrit amëz të qytetarit, kontrollori gjithherë duhet të ketë kujdes që i njëjti të mos jetë i dukshëm pa nevojë, i shtypur apo i marrë nga përmbledhja e të dhënave personale.