Për Kontrolluesit

Kontrolluesi i të dhënave personale është personi fizik apo juridik, organ shtetëror ose trup tjetër i cili në mënyrë të pavarur ose së bashku me të tjerë i përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale (neni 2 paragrafi 1 pika e 5 nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale). Kur qëllimet dhe mënyra e përpunimit të të dhënave personale përcaktohen me ligj apo me dispozitë tjetër, me ligjin e njëjtë përkatësish me dispozitë përcaktohet Kontrolluesi apo kriteret e veçanta për përcaktimin e tij.

Ky definicion i përfshinë të gjitha shoqëritë tregtare, organet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, spitalet, shkollat, çerdhet, shoqatat e qytetarëve, sindikatat, partitë politike, personat të cilët në mënyrë të pavarur kryejnë aktivitete si psh. noterët, përmbaruesit, avokatët etj.

Kontrollues jenë edhe personat fizik, por ky Ligj nuk zbatohet për ato nëse mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale kryhet vetëm për qëllime të veprimtarive personale ose familjare.