Nganjëherë kontrolluesit mund të përpunojnë të dhëna personale pa pëlqimin e individit. Këto përjashtime kanë të bëjnë me situata të ndryshme:
- zbatimi i marrëveshjes ku subjekti i të dhënave personale është palë kontraktuese apo me kërkesë të subjektit të të dhënave personale para fillimit të saj kah marrëveshja;
- plotësimi i domosdoshëm i obligimit ligjor të kontrollorit;
- zbatimi i punëve me interes publik apo me autorizim zyrtar të kontrollorit apo personit të tretë që u janë zbuluar të dhënat;
- mbrojtja e jetës apo integritetit fizik dhe moral të subjektit të të dhënave personale;
- për mbrojtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e shtetit;
- për shkak preventivës, zbulimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale;
- për shkak të mbrojtjes nga cenimi i rregullave etike të profesionit të caktuar;
- për shkak të mbrojtjes së interesave financiare dhe ekonomike të shtetit dhe ;
- për shkak të hulumtimeve shkencore apo qëllimeve statistikore ;
Për përpunimin e kategorive të veçanta e të dhënave personale janë parashikuar përjashtime të veçanta të përcaktuara në nenin 8 paragrafin 2 nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përpunimi i të dhënave personale që ka të bëjë me veprat penale, dënimet e shqiptuara dhe masat e sigurisë për veprat e kryera penale, mund të kryej vetëm organi kompetent shtetëror në pajtim me ligjin.