Qasje në përmbledhjet me të dhëna personale

Qytetari ka të drejtë të njoftohet me të dhënat personale që mblidhen, përpunohen dhe ruhen për atë, qoftë në formë të shkruar apo elektronike. Për këtë qëllim ai mund të realizon shikim mbi përmbledhjet me të dhëna personale te kontrolluesi (organi) që e kryen përpunimin e të dhënave të tij personale (neni 12 nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale). P.sh të drejtën e shikimit në: dosjet mjekësore në entet shëndetësore atje ku shëroheni, në dosjet e të punësuarve te personi juridik ku jeni të punësuar, në dosjet kreditore në institucionet financiare ku jeni shfrytëzues të kreditit, në dosjet e shfrytëzuesve të shërbimeve telefonike në operatorin telefonik, shërbimet e të cilëve i shfrytëzoni etj.)

Që të realizoni këtë të drejtë është e nevojshme të parashtroni kërkesë me shkrim te te kontrolluesi (organi), për të cilin mendoni se i përpunon të dhënat Tuaja personale, ku  në mënyrë detale do t'i shënoni të dhënat për të cilat dëshironi të informoheni.  

Kontrolluesi është i detyruar në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës T’ju njoftojë me shkrim për: 

  1. atë se cilat të dhëna personale i përpunon;
  2. qëllimet dhe bazën juridike të përpunimit të të dhënave personale;
  3. qëllimin dhe bazën juridike të dhënies në shfrytëzim të të dhënave Tuaja personale shfrytëzuesve tjerë; 
  4. burimin e të dhënave personale, kur janë mbledhur dhe azhurnuar; dhe
  5. shkaqet e përpunimit automatik të të dhënave personale. 

Nëse përsëri parashtroni kërkesë të njëjtë apo të ngjashme për shikim të dhënat tuaja personale te kontrolluesi, por ndërkohë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, kontrolluesi (organi) nuk ka për detyrë t’ju përgjigjet kërkesës së tillë.

Nga kjo rregull ekziston përjashtim kur nga përgjigja e kontrolluesi  ka kaluar më shumë se gjashtë muaj nga dita e parashtrimit të kërkesës së mëparshme.

Gjithashtu kur të dhënat personale përpunohen ekskluzivisht për hulumtime shkencore apo për qëllime statistikore kontrolluesi nuk e ka për detyrë të vepron ndaj kërkesës për shikim.