Rolet dhe përgjegjësitë

Kontrolluesi është ekskluzivisht përgjegjës për zbatimin e VNMDHP, duke emëruar personat përgjegjës për kryerjen e VNMDHP -së.

Kontrolluesi duhet të kërkojë këshillë nga oficeri, atje ku specifikohet. Kontrolluesi dokumenton këshillat dhe vendimet e oficerit brenda VNMDHP.

Gjatë zbatimit të VNMDHP duhet të përfshihen njësi të ndryshme organizative ose persona brenda kontrolluesit (p.sh. shërbimi juridik, shërbimi i IT, shërbimi i marketingut, shërbimi i sigurisë, etj.)

Kontrolluesi gjatë batimit të VNMDHP mund të angazhoj persona të jashtëm ose të kërkojë këshilla ose mendim nga ekspertë të pavarur (p.sh. avokatë, ekspertë të IT, ekspertë të sigurisë, sociologë, ekspertë të etikës, etj.), në varësi të vendimeve te natyrës teknologjike dhe organizative që do të aplikohen në operacionet e përpunimit të të dhënave personale.

Kur përpunimi do të kryhet plotësisht ose pjesërisht nga përpunuesi, atëherë përpunusi është i detyruar të ndihmojë kontrolluesin në zbatimin e VNMDHP, ku rolet, detyrimet dhe përgjegjësitë e kontrolluesit dhe përpunuesit detyrimisht definohen me marrëveshje në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së të dhënave personale.

Shembuj të praktikës së mirë për angazhimin e personave dhe përfshirjen e njësive përkatëse organizative në zbatimin e VNMDHP -së

Praktikë e mirë

  •  

Shqyrtimi dhe përfshirja e njësive organizative përkatëse në zbatimin e VNMDHP

  • zbatimin e VNMDHP krijohet një klub besnikërie, duhet të jet i përfshi departamenti i IT dhe / ose departamenti për siguri e sistemit të informacionit.
  • rje e ekspertëve të duhur për të marrë mendime profesionale (avokatë, ekspertë të IT, ekspertë të sigurisë, etj.)

Para se të zhvillohet aplikacioni për ruajtje në distancë të të dhënave shëndetësore, duhet të këshillohet një ekspert mjekësor.

Përfshirja e oficerit në zbatimin e VNMDHP

Oficeri mund të:

  • sugjeron kur VNMDHP duhet të zbatohet,
  • ndihmon në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodologjisë së VNMDHP,
  • ndihmon në vlerësimin e rrezikut,
  •  ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve në VNMDHP për parimet, përkufizimet, rregullat dhe detyrimet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale.