Sesioni i dhjetë i trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së "Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale", në datat 27 dhe 28 korrik 2022, organizoi sesionin e dhjetë të trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale me temë “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale” dhe “Përpunimi ligjor i numrit amë të qytetarit dhe përdorimi për qëllime specifike”.

Në ditën e parë të trajnimit u sqaruan risitë nga LMDHP definicionet,  parimet për mbrojtjen e të dhënave personale, masat për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat e subjektit të të dhënave personale, detyrimet e tjera të kontrolluesve dhe përpunuesve.

Në ditën e dytë të trajnimit u përfshinë baza ligjore për përpunimin e numrit amë të qytetarit, numri i identifikimit në BE dhe më gjerë, NUAQ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, praktika gjyqësore në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, detyrimet e kontrolluesit dhe ligjvënësit.