E drejta e pacientit
Qasje në dosjet mjekësore
Pacienti me anë të kërkesës me shkrim në organizatën shëndetësore mund të realizon shikim në dosjet mjekësore që mbahen për të, duke i shënuar të dhënat personale të cilët dëshiron ti shohë. Të dhënat mjekësore janë të dhëna personale që kanë të bëjnë me shëndetin e individit. Ato janë të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin e individit, duke i përfshirë edhe të dhënat gjenetike. Të dhënat gjenetike janë të dhëna që kanë të bëjnë me karakteristikat e trashëguara të individit.
Pacienti ka të drejtë të kërkon korrigjim, kompletim, shlyerje, qartësim apo ripërtëritjen e të dhënave personale dhe të dhënat mjekësore që kanë të bëjnë me atë ndërsa ato që janë të pasakta, të paplota, të paqarta apo të vjetërsuara, apo që nuk janë të rëndësishme për qëllimin e diagnozës, tretmanit dhe kujdesit me qëllim që të sigurohet përpunimi i drejtë i të dhënave të tij personale.
Sekreti i të dhënave personale i përfshirë në dosjet mjekësore të pacientit
Pacienti ka të drejtë në sekretin e të dhënave personale që kanë të bëjnë me shëndetin e tij, gjendjen mjekësore apo klinike, diagnozën, prognozën dhe trajtimin si dhe me të dhëna dhe informacione tjera personale të cilat duhet të ruhen si sekrete madje edhe pas vdekjes së tij, në pajtim me rregullat për ruajtjen e sekretit të punës profesionale si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Enti shëndetësor apo personi i punësuar në organizatën shëndetësore nuk guxon të zbuloj të dhëna personale për pacientin, që ka ardhur në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore (,,Gazeta zyrtare e RM nr. 17/97), të punësuarit në entet shëndetësore gjatë ushtrimit të punës, janë të detyruar të kujdesen për pacientët, të respektojnë dinjitetin e tyre, shoqërimin e etikës mjekësore dhe të ruajnë sekretin profesional.
Detyra për mbajtjen e sekretit profesional vlen për punëtorët të organizatave shëndetësore dhe organizatave tjera të cilët shfrytëzojnë dokumente mjekësore apo në çfarëdo mënyre gjatë zbatimit të detyrave të tyre vijnë në të dhënat personale që janë të përfshira në organizatën shëndetësore.
Evidencat në sferën e shëndetësisë
Në pajtim me Ligjin për evidencat në fushën e shëndetësisë organizatat shëndetësore i mbajnë evidencat në vijim:
Në pajtim me Ligjin për evidencat në fushën e shëndetësisë udhëhiqen evidencat në vijim:
Në sferën e shëndetësisë evidencat i udhëheqin organizatat shëndetësore të cilët e caktojnë sëmundjen, gjegjësisht të cilët në kornizë të veprimeve të tyre merren me studimin dhe shërimin e këtyre sëmundjeve dhe organizata tjera që kryejnë veprimtari shëndetësore.
Organizatat shëndetësore : ordinanca, stacione shëndetësore, shtëpi shëndetësore, spitale, qendrat mjekësore, ente, institute, klinika, qendra klinike, Instituti për mbrojtje shëndetësore, farmacitë dhe shërimi natyrorë.
Evidencat në fushën e shëndetësisë i përfshijnë të dhënat në vijim:
Organizatat shëndetësore këto të dhëna i dorëzojnë në Entin Republikan për mbrojte shëndetësore.
Vendosja e të dhënave në evidencat kryhet në bazë të rezultateve të kontrollit dhe dokumenteve të organizatës shëndetësore dhe organizatave tjera, përkatësisht në bazë të dokumenteve publike dhe të tjera.
Të dhënat e futura në regjistrat e vizitave, shërbimet shëndetësore, sëmundje të përcaktuara, kushteve dhe lëndimet ruhen si të dhëna me vlerë të përhershme.