Shlyerja e të dhënave personale

Çdo qytetarë ka të drejtë të kërkon plotësimin, ndryshimin apo shlyerjen e të dhënave personale nga kontrolluesi që udhëheq me përmbledhjet e të dhënave personale në qoftë se  ata nuk janë të plota, të pasakta, apo të pa azhurnuara dhe në qoftë se përpunimi i tyre nuk është në pajtim me ligjin (neni 14 nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale).  

Për të realizuar këtë të drejtë duhet të parashtroni kërkesë te kontrolluesi i. Nuk ekziston formular i posaçëm si duhet të duket kjo kërkesë, por me e dëshiruar është që përveç të dhënave tuaja personale t'i theksoni edhe të dhënat personale të cilët dëshironi ti plotësoni, ndryshoni apo shlyeni, që i udhëheq kontrolluesi.

Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. 

Në rast kur kontrolluesi konstaton se të dhënat personale nuk janë të plota, sakta, apo azhurnuara, është i detyruar që të njëjtat ti plotëson, ndryshojë apo shlyej në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës t’ju njoftojë në formë të shkruar.