Shqyrtimi i VNMDHP

Siç theksohet në nenin 39 (1) të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale ("Gazeta Zyrtare e RMV-së" Nr. 42/20) "Kur gjatë përdorimit të teknologjive të reja për një lloj të përpunimit, duke marrë parasysh natyrën, vëllimin, konteksti dhe qëllimet e përpunimit, ka të ngjarë që e njejta të shkaktojë një rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë e individëve para se të kryhet përpunimi, kontrolluesi është i detyruar të bëj vlerësimin e ndikimit të operacioneve të planifikuara për përpunimin e mbrojtjes së të dhënave personale."

Vlerësimi i ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale (VNMDHP) është një proces që duhet të përshkruaj përpunimin, të vlerësojë domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e saj, të ndihmojë në menaxhimin e rreziqeve për të drejtat dhe liritë e individëve që vijnë nga përpunimi i të dhënave personale përmes vlerësimit të tyre dhe të parashihen masa për trajtimin e atyre rreziqeve.

Është e rëndësishme të theksohet se VNMDHP duhet të kryhet para se të fillojë përpunimi i të dhënave personale. Në fakt, rrespektimi i parimit të përgjegjësisë (neni 28 i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale) kërkon që kontrolluesi të zbatojë masa të adekuate teknike dhe organizative, në mënyrë që të dëshmojë harmonizimin  me LMDHP-në që nga fillimi i përpunimit të të dhënave personale. Ndër masat e zbatimit, siç parashikohet nga parimi i mbrojtjes teknike dhe të integruar të të dhënave personale (Data protection by design and by default), janë minimizimi i përpunimit të të dhënave personale, pseudonimizimi i të dhënave personale, transparenca në lidhje me funksionet dhe përpunimin e të dhënat personale, duke i mundësuar subjektit të të dhënave personale të monitorojnë përpunimin e të dhënave personale, ndërsa kontrolluesit për të përmirësuar sigurinë. VNMDHP është një mjet që lehtëson vendimmarrjen në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, veçanërisht në lidhje me aplikimin e masave teknike dhe organizative që do të sigurojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve. Prandaj, VNMDHP doemos duhet të kryhet para se të fillojë përpunimi. VNMDHP duhet të fillojë gjatë hartimit të operacionit të përpunimit, edhe kur disa nga operacionet e përpunimit janë ende të panjohura.

Përjashtimi i vetëm nga ky rregull i përgjithshëm është kur bëhet fjalë për përpunimin para-ekzistues që është kontrolluar më parë nga Agjencia. Në rast të tillë, kontrolluesi detyrimisht kryen VNMDHP para se të bëhen ndryshime të rëndësishme në disa operacione ekzistuese të përpunimit të të dhënave personale.