Të drejtat Tuaja

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale u jep të drejtë qytetarëve të jenë të njoftuar se cilat të dhëna personale mblidhen, përpunohen dhe ruhen nga ana e kontrolluesve dhe se a punohet në bazë ligjore apo jo.

Mbrojtja e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë realizohet në dy mënyra:

1. Nga njëra anë ai që përpunon të dhënave personale duhet t’iu bashkëngjitet disa principeve me të cilën garanton se të dhënat personale:

  • përpunohen në pajtim me ligjin;
  • mblidhen për qëllime të qarta, konkrete, dhe të përcaktuara me ligj;
  • përpunohen në atë mënyrë që janë në pajtim me ato qëllime;
  • janë përkatëse, relevante dhe jo voluminoze në raport me qëllimet për shkak të mbledhjes dhe përpunimit;
  • janë të sakta, të plota dhe sipas nevojës të azhurnuara gjatë së cilës do të fshijnë apo korrigjojnë të dhëna që nuk janë të sakta dhe të plota,
  • janë të ruajtura në atë formë që mundëson identifikimin e subjektit të  të dhënave personale jo më gjatë se sa nevojitet plotësimi i qëllimit për të cilën të dhënat ishin grumbulluar për përpunimin e mëtejshëm.

2. Nga ana tjetër qytetari ka të drejtë:

  • të jetë i informuar për identitetin e kontrolluesit dhe përfaqësuesit të tij në Republikën e Maqedonisë;
  • të realizon shikim në përmbledhjet me të dhëna personale;
  • të jetë i informuar se cilat të dhëna personale ruhen për atë në formë të shkruar apo elektronike;
  • të jetë i informuar se për çfarë qëllimi përpunohen të dhënat e tija personale
  • të jetë i informuar me shfrytëzuesit apo për kategoritë shfrytëzuese të të dhënave;
  • të mos pajtohet për përdorimin e të dhënave që përpunohen për qëllime komerciale apo bartjen e tyre tek personat e  tretë;
  • në qasjen dhe përmirësimin e të dhënave personale;

Nëse ju është refuzuar kërkesa në përmbledhjet e të dhënave tuaja personale, përkatësisht nuk ju është mundësuar e drejta e qasjes, përmirësimit apo shlyerjes së të dhënave personale, keni të drejtë të parashtroni kërkesë gjegjësisht parashtresë për përcaktimin e cenimit të së drejtës së mbrojtjes të të dhënave personale në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale.