Teknologjia informative

Përparimet në teknologjinë informative, veçanërisht interneti ka krijuar përparësi të mëdha. Por nga ana tjetër shfrytëzimi apo keqpërdorimi i gabuar mund të ketë pasoja negative në mjedisin ekonomike dhe kulturor dhe ndonjëherë mund të shkaktojë destabilizim në tërë shoqërinë. Potenciali i teknologjisë informative – komunikuese për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale e rrisin problemin e mbrojtjes së tyre.

Jetojmë në një kohë kur të dhënat personale aq shumë këmbehen përmes organeve dhe institucioneve të ndryshme dhe barten tej kufijve shtetërorë. Prandaj është e domosdoshme të sigurohet mbrojtje në të gjithë sistemin, të ngrihet vetëdija e shfrytëzuesve të internetit për rreziqet  e shumta të cilat ,,vjedhin “ si dhe të mësohen të mos ,,bien “ pre e  lojërave të mashtruesve.