Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale më datë 14.04.2021 përmes web platformës ZOOM do të organizojë „Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale", ku do të përfshihen risitë nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale, gjegjësisht Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe akteve nënligjore të miratuara nga Agjencia.

Trajnimi ju dedikohet personave që përpunojnë të dhëna personale te kontrolluesit dhe përpunuesit, zyrtarëve (oficerëve) për mbrojtjen e të dhënave personale dhe personave të autorizuar/përgjegjës të kontrollueseve/përpunuesve.

Tarifa për pjesëmarrje në trajnim është 4000 denarë për pjesëmarrës të regjistruar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e shumës së tarifave për organizimin dhe realizimin  e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 52/20).

Pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë për pjesëmarrje në trajnim nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kërkesat Tuaja mund ti dorëzoni në adresat e mëposhtme të postës elektronike: milenko.marinkovic@privacy.mk ose obuki@privacy.mk, jo më vonë se data 12.04.2021 deri në orën 10:00.

Kontakt: +389 2 3230 635 lok 018, +389 75 242 547

Dates: 
Wednesday, 14 April, 2021 - 10:00