Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale 14.01.2021 – MSHIA

Më datë 14 janar 2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes platformës ZOOM realizoi "Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale", dedikuar përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ky trajnim u organizua në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, gjatë trajnimit u sqaruan detyrimet ligjore të kontrolluesve dhe përpunuesve në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

Trajnimi u realizua on-line për shkak të përshkallëzimit të numrit të personave të infektuar me virusin Kovid 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve në trajnim.