Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale - 16.11.2022

Më datë 16.11.2022, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes platformës ZOOM, realizoi „Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale“.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të kontrolluesve nga fusha të ndryshme. Gjatë trajnimit u sqaruan detyrimet ligjore të kontrolluesve në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.