Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale - Grupacioni Triglav - 20.01.2021

Më datë 20.01.2021 Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes platformës ZOOM realizoi „Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale".

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të kontrolluesve nga Sigurimi Triglav SHA Shkup, Sigurimi Triglav Jetë SHA Shkup dhe Shoqëria Pensionale Triglav SHA Shkup.  

Gjatë trajnimit u sqaruan detyrimet ligjore të kontrolluesve dhe përpunuesve në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

Trajnimi u realizua on-line për shkak të përshkallëzimit të numrit të personave të infektuar me virusin Kovid 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve në trajnim.