Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale më datë 22.07.2020

Më datë 22.07.2020 (e mërkurë) në hapësirat e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u mbajt trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të kontrolluesve nga fusha të ndryshme. Në trajnimim u sqaruan detyrimet ligjore të kontrolluesve në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë organizimit dhe realizimit të trajnimeve i zbaton të gjitha masat për mbrojtje ndaj COVID-19 (Korona Virusit), në pajtim me Protokollin për organizimin e takimeve të punës, trajnimeve, kurseve dhe seminareve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.