Transferimi të dhënave personale në shtete tjera mund të kryhet vetëm nëse shteti tjetër siguron shkallë përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale. Nivelin e mbrojtjes së të dhënave personale të siguruar nga shteti tjetër, Drejtoria e vlerëson në bazë të:
Në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale janë përcaktuar kushtet që duhet t’i plotësoj shteti në të cilën transferohen të dhënat personale. Këto rregulla nuk kanë të bëjnë me vendet anëtare të Unionit Evropian dhe vendet anëtare të Hapësirës Ekonomike Evropiane. Nëse Drejtoria vlerëson se vendi i tretë i caktuar nuk siguron nivel përkatës të mbrojtjes në lidhje me transferimin e të dhënave personale, do të njofton Komisionin Evropian dhe do ta detyron kontrolluesin për pengim të transferimit të të dhënave personale.
Drejtoria mund të lejon transferimin e të dhënave personale në shtetin që siguron nivel të njëjtë të mbrojtjes së të dhënave personale si në Republikën e Maqedonisë, me kusht të sigurohet garanci përkatëse për mbrojtjen e privatësisë, të drejtat si dhe liritë e subjektit të të dhënave personale.
Përjashtime gjatë transferimit të të dhënave personale në shtete tjera:
Në pajtim me Rregulloren për formën, përmbajtën dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës për transferimet e realizuara e të dhënave personale, kontrolluesi në afat prej 15 ditësh para ditës së fillimit të transferimit të të dhënave personale në shtete tjera, duhet të dërgon Formular për transferimin e të dhënave personale në shtete tjera në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në formë të shkruar dhe elektronike.
Evidenca e transferimit të të dhënave personale në shtete tjera udhëhiqet në formë elektronike në Drejtori.