Video mbikëqyrja

Video mbikëqyrja dhe përcjellja përmes monitorëve është në rritje e sipër edhe në Maqedoni.

Të dhënat të cilat mblidhen gjatë video mbikëqyrjes, shpeshherë janë fotografi, që kanë të bëjnë me personin e identifikuar apo personin që mund të identifikohet, drejtpërdrejti apo në mënyrë indirekte, me qellim të ndjekjes së sjelljes së tij. Ashtu siç ritet përcjellja e njerëzve përmes video mbikëqyrjes po ashtu zvogëlohet sjellja dhe  lëvizja e lirshëm  por dhe jeta private e tyre. Kujdes  të veçantë  duhet pasur video mbikëqyrja në vendin  e punës.

Video mbikëqyrja është në rritje të vazhdueshme edhe në fusha të ndryshme. Për dallim  nga më parë kur vetëm shitësit me shumicë apo bankat kanë përdorur video kamera, (kamera për të monitoruar objektet dhe zonat e tyre përreth) tash vendosen kamera private nëpër shtëpi që kane hapësirë më të madhe të incizimit, në varësi prej nevojës.

Gjithkund ku ka të vendosur kamerë për monitorim, duhet patjetër të  ekzistoj dëshmi e qartë se kush është përgjegjës për kamerën ose nën kamerë të vendoset lajmërim ku shënohen se kush udhëheq me të njëjtën. Personat përgjegjës patjetër duhet t’i  përmbahen rregullave të caktuara në lidhje me cilët të dhëna dhe në çfarë mase mund të mblidhen dhe ruhen. Çdokush që mendon se ka hyrë në rrethin i cili mbikëqyret, ka te drejtë të kërkon informacione prej përgjegjësit të kamerës, për qëllimin e vendosjes se video mbikëqyrjes, afatin e ruajtjes së materialit të incizuar etj.

Rregullat për video mbikëqyrje

1. Personi përgjegjës për video mbikëqyrje duhet të informojë të gjithë ata që hynë në rrethin e incizimit (video rreth) që hapësira mbikëqyret, me anë të vendosjes së njoftimit që duhet të jetë i qartë, i vendosur në vend  të dukshëm dhe i shënuar në mënyrë që të njoftohen subjektet e të dhënave personale me kryerjen e video mbikëqyrjes

Njoftimi duhet të përmbajë informacionet e mëposhtme:

  • Që kryhet video mbikëqyrje
  • Emri përkatësisht emërtimi i kontrollorit (personit përgjegjës) përgjegjës për kryerjen e mbikëqyrjes
  • Mënyra se si mund të merrni informacion për atë se ku dhe sa kohë mbahen incizimet në sistemin e video mbikëqyrjes.

2. Personi përgjegjës (kontrollori) në mënyrë që ti mbroj të dhënat personale që i mbledh , përpunon dhe i  ruan, duhet të ndërmerr masa teknike dhe organizative, dhe të rregulloj mënyrën e kryerjes se video mbikëqyrjes me akt të veçantë  për të  parandaluar qasjen e paautorizuar në të dhënat. Kjo do të thotë se vetëm person i autorizuar ka të drejtë të vështroj në ekran dhe të shqyrtoj materialin e incizuar. Të dhënat e mbledhura patjetër duhen të ruhen të mbyllura dhe qasje në to të ketë vetëm personi i autorizuar.

3.  Kamera duhet të jetë e vendosur në një  kënd në video rrethin e të cilit do të përfshihet vetëm hapësira (qëllimi) për të cilin është vendosur kamera. Për shembull, në qoftë se kamera është vendosur në ndërtesë nuk duhet të shikohen se çfarë ndodhë në apartamentet e ndërtesës. Kontrolluesi mund të kryen video mbikëqyrje vetëm në hapësirën që është i mjaftueshëm  për të përmbushur qëllimet  për të cilën është vendosur. Kjo do të thotë se nëse keni vendosur video mbikëqyrje për mbrojtjen e pronësisë apo kontrollim mbi hyrjen dhe daljen prej hapësirave zyrtare apo afariste qëllimi do te arrihet vetëm me vendosjen e kamerës në hyrje të objektit, por jo në të gjithë objektin , korridor, salla për takim, zyrat etj. Çdoherë që do të vendoset video mbikëqyrje duhet të respektohet e drejta private e punëtorëve, klientëve, nxënësve, studenteve, pacienteve, blerësve, si dhe kategorive të tjera të subjekteve të të dhënave personale.

4. Kamera vendoset për shkak të mbrojtjes së njerëzve dhe pronave, jo për qëllim tjetër. Për shembull, shitësi nuk guxon të përdor fotot për qëllime marketingu apo për  ndonjë qellim të paligjshëm.

5. Incizimet nuk mund të zbulohen të tjerëve vetëm nëse është e nevojshme në procedurën eventuale provuese. Për shembull, shitësi nuk guxon ti shes fotografitë ndonjë personi tjetër. Për shembull, shitësi nuk duhet të japë apo shesë  fotografi personave tjerë.

6. Incizimet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ruhen me së shumti  30 ditë (vetëm nëse me ligj tjetër nuk është parashikuar afat më i gjatë kohor), dhe pas kësaj periudhe ata duhen të fshihen. Nëse është bëre dëmi dhe e njëjta mund të vërtetohet në incizimet, ajo pjesë e materialit të incizuar mund të ruhet deri në mbarim të procedurës. Ndërsa nëse në materialin e incizuar nuk ndodh asgjë specifike të njëjtat duhen te fshihen

7. Me përjashtim, incizimet nga video mbikëqyrja mund të jepen në shfrytëzim  Ministrisë për punë të brendshme vetëm me urdhër të gjykatës..

 8. Është e ndaluar video mbikëqyrja në gardërobë, zhveshtotre, nyje sanitare, ashensorë si dhe në hapësira të ngjashme.

Video mbikëqyrja në vendin e punës

Përcjellja e punëtoreve në vendet e punës përmes kamerave shkakton ndjenje negative (humbje të koncentrimit dhe atmosferë të pakëndshme pune. Teknologjia e re  mund të ndikoj në gjendjen shëndetësore dhe fizike të punëtorëve dhe aftësinë punese. Video mbikëqyrja në vende të punës  mund të instalohet vetëm nëse nevojitet për mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e njerëzve, mbrojtjen e pronësisë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e njerëzve për shkak të natyrës së punës, apo për shkak të sigurimit  gjatë hyrjes dhe daljes nga hapësirat zyrtare apo afariste

Të punësuarit duhen të informohen nëse gjenden nën video mbikëqyrje. Të punësuarit nuk duhen të jenë nën video mbikëqyrje të përhershme. Punëdhënësi duhet të respekton të drejtën private për të gjithë të punësuarit përderisa gjenden në punë, përkatësisht punëdhënësi duhet të respektojë parimin proporcional në lidhje me qëllimin e vendosjes së video mbikëqyrjes.

Video mbikëqyrja në ndërtesa banimi

Për kryerjen e video mbikëqyrjes në ndërtesa banimi është e nevojshme të merret pëlqim nga të gjithë pronarët e ndërtesës banuese. Kryesisht gjatë kryerjes se këtij lloji të mbikëqyrjes është i ndaluar incizimi i hyrjeve të banesave individuale dhe pronareve të tjerë, që do të thotë se është i lejuar incizimi vetëm në hyrjen e përbashkët të ndërtesës dhe pjesëve tjera të përbashkëta të ndërtesës banuese që të mos vijë deri në pengimin dhe prishjen e  privatësisë të banesave individuale.

Është i ndaluar transmetimi i video incizimeve nga mbikëqyrja në ndërtesat banuese përmes televizionit kabllo (rrjetit publik apo të brendshëm), përmes internetit apo mjeteve tjera elektronike për transmetimin e të dhënave.