Vizitë studimore e realizuar në Republikën e Polonisë

Në kuadër të projektit të BE-së "Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale" u organizua vizitë studimore në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Varshavë, Republikë të Polonisë në periudhën prej datës 10-14 tetor 2022. Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në lidhje me zbatimin e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë serisë pesëditore të takimeve, u prezantuan dhe u ndanë praktikat më të mira, përvojat dhe sfidat në temat në vijim: procedura e kryerjes së supervizionit, trajtimi i njoftimeve për cenim të sigurisë, hetimi dhe fillimi i procedurës penale, vlerësimi dhe shqiptimi i sanksioneve penale, mënyra se si zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar në lidhje me lëndë konkrete, përvojat në lidhje me oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale, dhënia e mendimeve sipas ligjeve dhe çështjeve nga fusha të caktuara të sektorit publik dhe privat, transferimi i të dhënave personale dhe detyrimet e njësisë për bashkëpunim ndërkombëtar, projektet dhe planet e realizuara për të ardhmen në aspektin e edukimit.