PER NE

Me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të vitit 2005 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 7/2005), është parashikuar themelimi i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së aktiviteteve që ndërmerren gjatë përpunimit të të dhënave  personale dhe mbrojtjen e tyre në Republikën e Maqedonisë.

Drejtoria është themeluar më 22 qershor të vitit 2005, me  emërimin e drejtorit të parë me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.50/05).

Drejtoria është organ i mëvetësishëm dhe i pavarur me cilësi të personit juridik. Statusi i këtillë i siguron pavarësi në raport me organet e pushtetit ekzekutiv, ligjdhënës dhe gjyqësor, si dhe në raport me organet e pushtetit lokal.

Me Drejtorinë udhëheq drejtori të cilin e emëron dhe e shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje, por jo më shumë se dy herë. Drejtori ka edhe zëvendës të cilin po ashtu e emëron dhe e shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me periudhë 5 vjeçare. Për punën e tyre, drejtori dhe zëvendësi i tij përgjigjen para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Drejtori në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dërgon Raport vjetor për punën e Drejtorisë. Sipas nevojës dhe me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë drejtori dërgon edhe raport shtesë.

Drejtori i sjell të gjitha vendimet dhe aktvendimet në lidhje me punën e Drejtorisë.