Агенција за заштита на личните податоци
Published on Агенција за заштита на личните податоци (https://dzlp.mk)

Home > Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis

Submitted by slobodanka on 30 December, 2021 - 11:28
[1]

Më datë 23.12.2021 Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e përfaqësuar nga drejtori Imer Aliu dhe Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis i përfaqësuar nga drejtori Bardhyl Jashari, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Ky Memorandum u nënshkrua duke rikonfirmuar angazhimin dhe interesin e ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve në fushën e informimit dhe edukimit në lidhje me të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, Agjencia dhe Fondacioni do të bashkëpunojnë dhe do të veprojnë me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes publike për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. 

Hero image: 
/system/files/photo-1429051883746-afd9d56fbdaf_-cropped_0.jpg

Copyright 2017 © AMDHP| Politika e privatësisë | Cookies

Kjo ueb faqe është plotësuar me ndihmën e Bashkimit Europian.

Përmbajtja e kësaj ueb faqe është përgjegjësi vetëm e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.


Source URL: https://dzlp.mk/sq/content/n%C3%ABnshkruhet-memorandum-bashk%C3%ABpunimi-nd%C3%ABrmjet-agjencis%C3%AB-p%C3%ABr-mbrojtjen-e-t%C3%AB-dh%C3%ABnave-8

Links
[1] https://dzlp.mk/sites/default/files/field/image/untitled3.png